Studenti nga Bujanovski i Serbisë, Borivoje Laziç në një lidhje direkte tregoi për “Shqipëria Live” se si nisi ta dëshira për të mësuar gjuhën shqipe.

Ai shprehet se ka qenë muzika shqiptare ajo e cila e ka shtyrë të kuptonte më shumë rreth kësaj gjuhe.

“Dashuria e parë ishte muzika shqiptare”, u shpreh Lajziç.

Muzika dhe njerëzit në Bujanovsk e kanë shtyrë të dashurohej me gjuhën shqipe njëkohësisht të zgjidhte ta studionte.

Kur ai vendosi të studionte gjuhen shqipe miqtë e tij janë shprehur skeptik për këtë zgjedhje.

Pas mbarimit të studimeve ai shprehet se mund të vijë të jetojë dhe punojë në Shqipëri, ndërsa shton se Tirana i pëlqen shumë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA