Botërori i Katarit/ Të gjithë në pritje të shortit në Doha

01/04/2022 12:25

Botërori i katarit do të marrë formë pasditen e sotme teksa në orën 18:00 do të hidhet shorti i fazës finale të këtij kampionati.

Deri tani janë 29 skuadra të kuaalifiuara dhe mungojnë vetëm 3, megjithatë në Doha do të përcaktohet rrugëtimi i ekipeve në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik që do të mbahet në periudhën nëntor-dhjetor. Botërori i Katarit hyn në histori jo vetëm si edicioni i parë që luhet në dimër, por edhe si edicioni i fundit me 32 skuadra në fazën finale, pasi që nga 2026 ky kompeticion do të luhet nga 48 skuadra

Tashmë është bërë ndarja e skuadrave pjesëmarrëse në vazo. Në Vazon e parë, janë Katari si vendi organizator dhe 7 ekipet e para në renditjen e FIFA; Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia. Në vazon e dytë janë Holanda, Meksika, Danimarka, Gjermania, SHBA, Zvicra, Uruguaji dhe Kroacia. vazo e tretë përbëhet nga Senegali, Irani, Japonia, Serbia, Polonia. Koreja e Jugut, Maroku dhe Tunizia, ndërsa në vazon e katërt janë Kanadaja, Kameruni, Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Uellsi ose Skocia ose Ukraina, Kosta Rika ose Zelanda e Re dhe Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe

Të 32 skuadrat do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra secila dhe cdo grup do të përbëhet nga maksimumi dy skuadra evropiane. Ndryshe  nga sa ka ndodhur në edicionet e tjera, skuadrat në botëror nuk do të njihen me kalendarin dhe stadiumet ku do të luajnë, në bazë të grupeve ku do t’i hedhe shorti. Detajet do të mësohen vetëm në vijim. Kështu skuadrat  që do të jenë në grupet A,B, E, F do luhen në stadiumet Al Bayt, Khalifa International, Al Thumana dhe Ahmed bin Ali. Ndërsa  ato në grupet C,D, G dhe H do të luajnë në stadiumet Losail iconic. Ras Abu Aboud. Education City dhe Al Janoub. Botërori i Katarit  do të nisë në 21 nëntor për t’u mbyllur në 18 dhjetor. Faza e grupeve do zgjasë 12 dite dhe do të ketë 4 ndeshje në ditë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA