Zjarr në spitalin e Korçës, pacienti ndezi cigare. Ngjitur kishte maskën e oksigjenit

31/03/2022 08:20

Godina e sanatoriumit është përfshirë nga flakët pas mesnatës. Zjarri ra në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë fakti se pacienti 62 vjecar B.D ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës dhe ai ka marrë dëmtime në fytyrë.

Gjithashtu rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. H., i parkuar para banesës së tij, i cili për pasojë është djegur plotësisht.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarret kanë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Top Channel