Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në Top Channel po diskutohet nëse Sali Berisha mund ta bashkojë dot Partinë Demokratike.
Fitim Zekthi teksa ka diskutuar rreth kësaj teme, tha se është i neveritur nga politikbërja në Shqipëri dhe se bashkim i së djathtës nuk duhet të quhet bashkimi i Bashës dhe Berishës, por gjetja e një strategjie të përbashkët për fitoren e zgjedhjeve.
“Politika shqiptare është politikë frojdane, këtu shohin ça të marrin. Jam i neveritur nga kjo politikë. Politikë është ajo ku je i kufizuar, ku respektohet tjetri, pikëpamjet e shumicës, pakicës. T’i respektosh të gjitha palët.
Edhe pakica ka ndjeshmëri të caktuar. Bashkimi i të djathtës nuk është bashkim i asaj që përfaqëson Berisha dhe Basha, por duhet një bashkim i një strategjie që të përfaqësojë qytetarët,” tha Zekthi.
Top Channel