Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë me intensitet edhe mesatar në zonat Veriore. Ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore pritet që reshjet të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 7 ballë.

Republika e Kosovës është përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat parashikohet të sjellin në vend vranësira të shpeshta. Këto vranësira do të pësojnë herë pas here zhvillim duke sjell reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel