Rreth orës 09:00 pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, i cili kushtëzoi mbledhjen e plotë me mospraninë e Sali Berishës.

Ish lideri i PD nuk është tërhequr dhe ka shkuar në mbledhje. Një ditë më parë tha se ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmimi me referendumin e 18 dhjetorit dhe në zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërsa nga grupi i rithemelimit, të parët në selinë blu kanë mbërritur deputetët Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baci, Flamur Noka, Sorina Koti, Arbi Agalliu, Belind Këllici dhe Albana Vokshi. Në Partinë Demokratike kanë mbërritur edhe Edi Paloka, Isuf Çela, Luciano Boci dhe Dash Sula.

Edhe Gazment Bardhi e Enkelejd Alibeaj kanë mbërritur për mbledhje por nuk bënë asnjë koment para mediave.

Alibeaj njoftoi që në mbledhjen e së enjtes të pranoheshin edhe të pezulluarit dhe të përjashtuarit, përveç Sali Berishës, i cili është i përjashtuar, pasi është ‘non grata’. Por, për Sali Berishën, i cili nuk ka marrë një njoftim zyrtar, ky njoftim zyrtar nuk ka shumë rëndësi.

Lista e plotë e të pranishmëve 

Luan Baci
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Flamur Noka
Bledian Nallbani
Selaudin Jakupllari
Kasteiot Piroli
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Ervin Salianji
Dhurata Cupi
Arbi Agalliu
Luciano Boci
Edi Paloka
Isuf Çela
Dashnor Sula
Gerta Bardeli
Xhelal Mziu
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Lefter Geshtenja
Tomor Alizoti
Helidon Bushati
Gazment Bardhi
Zef Hila
Ramadal Lika
Albana Vokshi
Eralda Tase
Oerdi Bylykbashi
Bujar Leskaj
Andi Ulliri
Lindita metaliaj
Sali Berisha
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
Emilja Koliqi
Elda Hoti
Jorida Tabaku
Merita Bakiu
Fatjon Veizaj
Kasem Mahmuta

Top Channel