Mbështetja për fermerët/ Rama: Po, ka defekt me subvencionet për krerët, por ne e shohim ndryshe

31/03/2022 11:36

Kryeministri Edi Rama pranoi sot në Kuvend se ka probleme me subvencionet për fermerët lidhur me krerët, por sipas tij ka pasur shumë përparim në vitet e fundit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se qeveria mbetet me ‘fytyrë sociale’, por ka ende punë për tu bërë për të transformuar bujqësinë. Rama tha se do të shtohet mbështetja për fermerët, duke bërë kompensimin e plotë të gjithë pjesës të taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes.

Rama: Paketa e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas, duke bërë konpensimin e plotë të gjithë pjesës të taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes. Për këtë skenë bëmë të financohen 14 mln dollar. Kjo shumë adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve dhe nga ana tjetër skena ka një tjetër efekt pozitiv, që siç ndodhi vitin e ardhëm, po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat, fermët dhe fermat.

Dëgjova nga komentet e deputetit, diçka që dëgjohet shpesh. Shifrat ishin të sakta, duke e konsideruar si defekt faktin që subvencionet për krerët, duhen rishikuar, ama sot janë sot një numër më i lartë seç ishin. Kjo është e vërtetë, por në këndvështimin tonë eshtë e kundërta. Ne besojmë se sunvencionet e dhëna, përsëri mbetemi në vazhdën e një politike që ka një fytyrë social por është një maskë sociale. Efekti i drejtpërdrejtë në transformimin e bujqësisë, nuk është ai i duhuri.

Po i largohemi financimit të vetmisë, të të qëndruarit veç, do të financojmë gjithmonë e më shumë, të gjitha ato pika të zhvillimit për mes bashkimit, rrjeteve ku kontiruborët janë të përfshirë, jo për interesin e përbashkët, por për interin vetjak.

Ata që punojnë prej tyre dhe shesin janë të gjithë të bashkuar dhe në fund tregtojnë të gjithë bashkë. Sot është një fakt, isç ishin ato shifra që solli deputeti.

Duhet t’i nxisim të gjithë fermerët në të gjitha zonat, ne mund të kemi qasje të ndryshme, ama nuk duhet të diskutojmë bazën.

Nuk ka më në bujqësi mundësi që mund të kalosh në nivel tjetër duke qëndruar vetëm. Nuk ka shtet që ty të nxjerr nga mbijetesa nëse nuk futesh në sinergjitë me bashkësinë e të tjerëve. Kjo që po them është realitet.

E kanë të shitur produktin, me mbështetjen që i japin grumbulluesëve, që sot janë shumëfish më shumë kur ne morëm detyrën. Do rrisim nivelin e kërkesës, s’mund të marrësh mbështetje nëse ke dy krerë, nuk të ndihmon të rritesh.

Top Channel