Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj tha para mediave se bashkimi nuk mund të ndodhë duke pushtuar selinë, referuar prezencës së Sali Berishës.

Ai përsëriti edhe njëherë kushtet e bashkimit, duke theksuar se duhet ndërprerë gjuha licensuese dhe PD të jetë e bashkuar.

Alibeaj: Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar partinë. Sinjalet nuk mund të jepen duke ardhur në mënyrë të dhunshme.

Ka një vendim të parlamentit, i cili më 10 shtator ka kosntituar se cili është grupi parlamentar i PD, ku Berisha nuk është pjesë.

Për të gjetur gjuhën e përbashkët, disa akte të rëndësishme duhen bërë. Ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele për të thelluar ndasinë nuk janë të shëndetshme.

Kërkesa jonë e përsëritur është të ndërpritet kjo gjuhë. Tjetra e rëndësishme është që të jemi të bashkuar por mbi të gjitha të jemi fitues.

Besoj që kushdo ka detyrimin ndaj demokratëve se i ka rënë regjimi i Edi Ramës.

Top Channel