Kameruni përdor miell e bukë patateje të ëmbël, për të zbutur krizën e çmimeve (fotot)

31/03/2022 20:39

Bukëpjekësi kamerunas Guy-Marcel Nganta ka përdorur prej vitesh pataten e ëmbël, rrënjët kasava dhe miellin e misrit për klientelën e tij modeste.

Tashmë vendasit e kanë gjetur veten në një valë të re rritjeje çmimesh prej krizës së luftës në Ukrainë.

“Tani jemi duke bërë bukë patateje të ëmbël. Është e pasuruar me disa perime për të ofruar më shumë ushqyes për njerëzit.”

“Këtu kemi bukë patateje, bukë kasava, bukë misri, dhe bukë kasava të pasuruar me perime, me ingredientë të rritur të gjithë këtu në Kamerun”, thotë bukëpjekësi.

Klientët e tij vendas vlerësojnë përpjekjet e Nganta, në një kohë vështirësish serioze ekonomike.

“Shija e bukës është ndryshe, por është bërë me përbërës nga Kameruni. Janë të gjithë ingredientë natyralë dhe kur e ha të mbushin më shumë stomakun”, thotë vendasi Lewis Ateba

Blerësja Madeline Nget shtonte: “Ne këtu po vuajmë. Vendi ynë ka gjithçka dhe megjithatë ne vuajmë për ushqim. Kameruni është i pasur por çdo gjë që blejmë çuditërisht zhduket”.

“Shikojeni këtë, a vlen një bukë 150 franga ($0.25)? Jo, jo, kjo është shumë. Ne jemi të zemëruar.”

FOTO GALERI
1/11
Guy-Marcel Nganta ka përdorur prej vitesh pataten e ëmbël, rrënjët kasava dhe miellin e misrit për klientelën e tij modeste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA