“E kam të qartë rrugën që duhet të përshkojë PD”/ Basha harron dhe kthehet pranë gazetarëve: Nuk mund të…

31/03/2022 12:30

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para gazetarëve para se të futej në Kuvend duke thënë se është i qartë për rrugën që duhet të ndjekë PD dhe po punon ende për këtë.

Teksa po futej në Kuvend, Basha harroi të fliste për cështjen e incereatorëve dhe u kthye për të folur para gazetarëve duke thënë se është hap i parë por i pamjaftueshëm.

Basha: Do të bëj gjithçka që PD t’i bashkohet vlerave. Një nga vlerat themelore është orientimi euro atlantik, në bazë të këtyre vlerave të mia. Unë e kam të qartë rrugën të cilën duhet të përshkojë PD për tu kthyer në një alternative për njerëzit dhe do të punoj. Ujërat mund të jenë të turbullta por do të qartësohen.

Po futem në parlament, ku ndërkohë sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme, është mishëruar një hap i parë në hetimin e inceneratorëve.

Nuk mund të mos shptreh keqardhjen time që diku në mënyrë të natyrshme e diku me sforco, i shtohen denoncimet e PD. Ky është një hap që duhet përshëndetur dhe vjen pas një beteje prej 5 vitesh dhe kulmoi me komisionin hetimor për inceneratorët. Është një hap i parë, por i pamjaftueshëm derisa para drejtësisë të shkojë koka e kësaj afere, Edi Rama me ministrat e tij.

Top Channel