Ditën e djeshme, Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve të SPAK. Për këtë arsye, në seancën e ditës së sotme, Ermonela Felaj tha se Kuvendi shpall vakancën.

Ermonela Felaj: Ju njoftoj se Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin se dorëzon deputetin. Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall vakancën për plotësimin e saj.

Bllako njoftoi heqjen dorë nga imuniteti që i jep mandati i deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.

Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.

Top Channel