Rusia do të vazhdojë të lejojë që pagesat e gazit të bëhen në euro

30/03/2022 21:29

Rusia do të vazhdojë të lejojë që pagesat e gazit nga vendet e Evropës të bëhen në euro dhe jo në rubla, siç ishte paralajmëruar më parë.

Qeveria gjermane e bën të ditur këtë lajm dhe informon se presidenti rus Vladimir Putin, i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz Scholz se pagesat mund të bëhen edhe muajin e ardhshëm në euro, si dhe pagesa duhet të derdhet në GazpromBank, e cila nuk është prekur nga sanksionet.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit se kancelari gjerman nuk ishte i qartë për këtë deklaratë dhe i ka kërkuar Putinit që këtë informacion të ja dërgojë me shkrim.

Zëdhënësi gjerman shtoi se Scholz mbeti i përkushtuar ndaj një marrëveshjeje të G7 që furnizimet e energjisë nga Rusia do të paguhen vetëm në euro ose dollarë amerikanë.

Gjermania merr rreth gjysmën e gazit dhe një të tretën e naftës së saj nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA