Janë rikthyer protestat e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Ndërsa procesi i rindërtimit po vijon në të gjithë territorin e bashkisë, banorë të një pallati 12-katësh kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, mëngjesin e sotëm, në kërkim të kthimit në banesat e tyre. Për këtë objekt ekzistojnë dy ekspertiza të ndryshme nga Instituti i Ndërtimit për nivelin e dëmit.

Njëra nga ekspertizat e vlerëson se apartamentet mund të riparohen nga vetë banorët përmes grantit të rindërtimit dhe bashkia do të riparojë ambientet e përbashkëta të pallatit, ndërsa vlerësimi tjetër nxjerr një dëm të lartë që mund ta çojë objektin drejt prishjes.

Banorët i frikësohen planeve për prishjen e pallatit për interesa të personave të tretë, ndërsa ata kanë përfituar nga granti për rregullimin e dëmeve dhe vazhdojnë të marrin edhe bonusin e qirasë.

Qytetarët i bëjnë apel bashkisë për një tjetër vlerësim teknik të objektit dhe transparencë të plotë në lidhje me procesin e rindërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA