Gjendja e mjerueshme e Urës së Zogut dhe degradimi i saj dita ditës, bëri bashkë aktivist të shoqërisë civile dhe përfaqësues të artit nga Lezha dhe Kurbini, në një aktivitet kulturor duke dhënë mesazhe me anë të poezisë për gjendjen e urës.
Ndryshe nga se jemi mësuar t’i shohim herë të tjera duke protestuar, kësaj here menduan të vinin ndryshe duke sjellë në vëmendje dhe një herë rëndësinë e kësaj ure, e cila në dhjetor te vitit 2021 u rendit në vendin e 12 nga organizata ndërkombëtare “Europa Nostra” për nga asetet më të rrezikuara, dhe sot renditja e saj shkon në vendin e 7.
Nga ana tjetër kryetari i grupit letrar Ndoc Gjetja shprehet se monumente të tilla mund t’i jetëzojmë duke i kthyer në arena për aktivitete kulturore.
Edhe pse është një ndër monumentet me arkitekturën më të veçantë, ende nuk është marrë asnjë masë nga ministria e Kulturës për të ndërhyrë në mirëmbajten apo rikonstruksionin e saj.
Top Channel