Ali Ahmeti ka reaguar për rezultatin e numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe përqindjes së komuniteteve në vend.
Ahmeti thotë se shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002). Numri total i popullsisë me ate jorezidente apo diasporën është 2.1 milionë: 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3, 98 si turq, 2.34 si romë, 1,18 për qind si serbë, 0,87 si boshnjak dhe 0,44 si vlleh.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti përgëzon gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend.
“Proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, shkruan Ahmeti.
Top Channel