“Nëse e kryen këtë kërcim…”/ Filloreta përjeton keq momentin kur Mevlani fton në kërcim Efin

30/03/2022 19:54

Në studion e Për’puthen u transmetua takimi i shumë kërkuar i Filloretës me Mevlanin.

Por diçka e papritur ndodhi në studio, ku Mevlani kërkoi një kërcim me Efin, pikërisht në takimin e tij me një vajzë tjetër.

Filloreta e përjetoi shumë keq këtë gjë duke u përpjekur të pengonte realizimin e këtij kërcimi.

“Unë nuk mendoj që është momenti të kërcej me Efin sepse është takimi im dhe unë nuk e toleroj”, u shpreh Filloreta.

Mevlani u mundua ta qetësonte duke i thënë që është vetëm diçka e lënë përgjysmë.
Ajo reagoi duke thënë se “nëse e kryen këtë kërcim unë dal nga skena”.

Filloreta që kur hyri në Për’puthen deklaroi se ka ardhur vetëm për Mevlanin, duke sakrifikuar shumë gjëra.

Pikërisht në një moment që ajo mezi e kishte pritur ndodhi situata e cila krijoi tension tek ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA