Një furgon, tip “Benz”ka marrë flakë pasditën e sotme rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ku mjeti ishte në në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Top Channel