Dy persona janë arrestuar nga policia këtë të mërkurë, pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Poker 2022”, janë arrestuar E. Zh., 30 vjeç dhe M. M., 26 vjeç, të dy banues në Berat.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në në lagjen “Uznovë”, në lokalin në pronësi të shtetasit E. Zh., u gjetën dhe u sekuestruan 415 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, çipsa dhe një tavolinë pokeri që përdorej për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit K. D., 25 vjeç, A. Gj., 43 vjeç, A. H., 21 vjeç, N. M., 20 vjeç, T. P., 36 vjeç, G. K., 36 vjeç, A. M., 31 vjeç, F. K., 25 vjeç, P. L., 25 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, klientë në lokalin e shtetasit E. Zh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel