Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet i riu në Shijak, çfarë i gjeti policia

30/03/2022 13:55
Ilustruese

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi mbante armë pa leje të tipit pistoletë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel