“Kemi synim 1 miliard eksporte”/ Rama: Kemi rritur eksportet me 14% në dy muajt e parë të këtij viti

30/03/2022 11:39

Kryeministri Edi Ram theksoi sot ndihmën e qeverisë në krizën ekonomike të pasuar nga lufta në Ukrainë, ku nuk la pa përmendur bujqësinë.

Në takimin që mbajti me disa importues dhe eksportuesm, Rama theksoi se në dy muajt e parë të këtij viti, janë rritur me 14% eksportet në Shqipëri.

Ai tha se tashmë ndodhemi me gjysmë miliardë eksporte, por synimi është 1 miliardë

Edi Rama: Kjo është situatë krize, nuk është situatë të jetojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Do vazhdojmë të mbështesim ata që janë në nevojë, mbi gjysmë milioni që do të përfitojnë mbështetje direkt për tre muaj resht, do të mbështesim bujqësinë me naftën pa taksa.

14% më shumë eksporte në janar-shkurt. Bujqësia ka një pjesë që nuk bën zhurmë por punë dhe është e organizuar dhe ka përmbysur shifrat në mënyrë spektakolare. Sot jemi gjysmë miliardë eksporte por duhet të shkojmë patjetër te 1 miliardi për të qenë normal dhe serioz në prodhimin tonë. Është përgjysmuar importi që ka të bëjë me prodhimet bujqësore dhe është rritur eksporti.

Top Channel