“Ish-i përdori emrin tim”/ Britney Spears akuzon Justin Timberlake se e përdori për famë pas 20-vitesh të ndarë

30/03/2022 14:18

Këngëtarja Britney Spears ka akuzuar Justin Timberlake se ky i fundit e ka përdorur lidhjen e tyre për famë.

Në një video të postuar në “Instagram” (të cilën e fshiu më pas), ylli muzikor dukej tërheqëse teksa tundte të pasmet e saj, mirëpo mbishkrimi ishte me nënkuptime.

“Ok, më pëlqen fustani im i ri . Gjejeni çfarë, unë pata një telefonatë mbrëmë nga Jezusi dhe e dini se çfarë tha ai ? “Fëmijë i dashur, mamaja jote publikoi librin e saj pikërisht në kohën kur të kishe më shumë nevojë për të gjitha për çfarë? Për Famë!! Ish-i juaj bëri të njëjtën gjë, ai publikoi albumin e tij të parë duke përdorur emrin tuaj duke pretenduar se ju ia punuat!”, shkroi ndër të tjera këngëtarja.

Edhe pse nuk përmendi emër, i vetmi ish që publikoi një album pasi u ndanë ishte Justin me ‘Justified’.

Çifti u nda në vitin 2002, kur Justin akuzoi ish-të dashurën se e tradhtonte në lirikat dhe videon e këngës së tij të famshme ‘Cry Me A River’.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA