Gjendet i vdekur një person në kanal në Pogradec, çfarë thotë policia

30/03/2022 11:22

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 10:00 në një kanal në fshatin Buçimas në Pogradec.

Sipas asaj që raporton policia, viktima është rreth 50 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.

 

Top Channel