FOTO/ Nisin punimet në godinën e selisë blu, çfarë ndryshimesh priten të bëhen pas heqjes së dyerve të blinduara

30/03/2022 11:11

Godina e selisë blu është rrethuar nga skelat ndërsa kanë nisur punimet. Me marrjen e kontrollit të Partisë në shtëpinë e demokratëve po bëhen punë të shpejta. Fasada e godinës po ndryshon dhe po merr pamje të re.

Pasi mori vulën dhe logon me vendim gjykate, Berisha po heq çdo gjurmë të Bashës edhe në fasadë. Logo e vjetër e Bashës po zhduket, ashtu sic ndodhi në grupin e Whatsapp ku jepen njoftimet e medias, dhe po vendoset logo e re.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh më 11 dhjetor miratoi ndryshimet, ku përfshihen ndryshimi i logos dhe vulës së partisë, shkarkim i kryetarit kur humbet zgjedhje, primaret, fraksionet që duket se po i vënë në zbatim.

Javën e kaluar, grupi i Rithemelimit u kujdes që të hiqeshin adezivët dhe dyert e blinduara që u vunë para protestës së 8 janarit duke pastruar plotësisht godinën e selisë blu.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel