Dhunoi nxënësit në Kamëz, policia nis hetimet ndaj drejtorit të shkollës ‘Isa Boletini’

30/03/2022 13:20

Ka nisur hetimi ndaj drejtorit të shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz, Përparim Oka, pas videos së publikuar nga “Fiks Fare”, ku godiste nxënësit.

Policia bën me dije se ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës.

Videoja u transmetua nga emisioni Fiks Fare, ku dukej drejtori i shkollës, i cili brenda në klasë dhunonte me shpulla tre nxënës. “Kujtuat se ma hodhët mua”, dëgjohej drejtori të thoshte në video teksa ushtronte dhunë.

Top Channel