Çështja e Alqi Bllakos, reagon Manja: Kushdo që shkel ligjin ka përgjegjësi individuale

30/03/2022 13:01

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nëse PS do të mbajë përgjegjësi për deputetët socialistë që po arrestohen duke iu referuar edhe rastit të Alqi Bllakos.

Manja tha se përgjegjësia është individuale e cdo deputeti që përfshihet në skema korruptive.

“Qëndrimi i qeverisë dhe i PS sa herë ka të bëjë me drejtësinë ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë janë të saj. Ne inkurajomë drejtësisë që të kryejë hetime. Ne kemi qenë të bindur kur kemi marrë Reformën në Drejtësi se ishte aspirata e shqiptarëve për të pasur qeveri të pavarur. Kushdo që shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale”, tha Manja.

Top Channel