Pas lagjes “Minatori” ku gjatë paradites shpërtheu tubacioni i linjës kryesore duke rrezikuar jetën e banorëve, një tjetër dëmtim i tubacionit ndodhi gjatë pasdites së sotme në lagjen “Gjeologu”.

Siç shihet edhe nga pamjet uji po vërshon në rrugë.

Aktualisht një pjesë e banorëve në këtë lagje janë pa ujë. Ndërkohë punonjësit e ujësjellës kanalizimit po punojnë për riparimin e defektit.

Shpesh herë në Bulqizë ka pasur defekte të rënda kjo edhe për shkak të amortizimit të tubacioneve.

Top Channel