Policia ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit në Durrës, i cili kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa prej kohësh ushtronte dhunë të vazhdueshme.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Gjatë kontrollit në banesë, 42-vjeçarit iu gjet një armë sportive pa leje, e cila u sekuestrua bashkë me thikën si prova materiale.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë), kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë). Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për zbardhje e detajeve të ngjarjes materialet i kaluan Prokurorisë  e cila so të kryejë veprime të mëtejshme.

Top Channel