Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën i riu, gjykata lë në burg efektivët e policisë

29/03/2022 14:06

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivët e komisariatit nr.5 në Kamëz, aty ku dy ditë mbë parë mbeti i vdekur një 26-vjeçar për shkak të zjarrëvënies.

Masa “arrest me burg” është marrë për efektivin Hajredin Boja, i cili tentoi të shpëtonte të riun që i vuri flakën dyshekut si dhe inspektorin Fatmir Isufi.

Dy  oficerët e sigurisë u arrestuan për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “mosdhënia e ndihmës”, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollin për mjetet ndezëse për 4 të paraburgosurit, ndërsa 3 policë të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ndërroi jetë në spital Arben Mici, arrestuar për “Dhunë në familje”, i cili dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak dhomës ku po qëndronte, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Top Channel