Vlorë/ Asgjësohen 25 shpendë në fshatin Aliban: Nuk do të lejohet tregtimi i gjësë së gjallë në këtë zonë

29/03/2022 12:29

Pas shfaqjes së gripit të shpendëve në një fermë oborri, janë asgjësuar 25 shpendë në fshatin Aliban të Vlorës.

Groposja është kryer në zonën e përcaktuar nga bashkia Vlorë dhe njësia administrative Novoselë.

Rasti me grip shpendësh u evidentua një ditë më parë, ndërsa është vendosur asgjësimi i tyre dhe karantimi i zonës. Njëkohësisht si edhe konfirmohet, nuk do të lejohet tregtimi i gjësë së gjallë të shpendëve në zonë.

Adila Kojdheli, kreu i veterinarisë në Vlorë ka konfirmuar se ky është rasti i parë ndërsa deri më tani nuk ka raste të tjera të evidentuara në qarkun e Vlorës.

Mjeku veterinar tregon edhe rreziqet apo mënyrën e përhapjes ndërsa i referohet rastit në Vlorë dhe konkretisht në fshatin Alibean.

Gripi i shpendëve ka shënuar kështu edhe një rast në qarkun e Vlorës, ndërsa është vendosur asgjësimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA