Vinte nga Shqipëria, policia kufitare malazeze sekuestron 54 kg marijuanë

29/03/2022 14:12

Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

Droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna.

Top Channel