Ish-shefi i FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), Max Mosley ndërroi jetën në majin e vitit të kaluar në moshën 81-vjeçare teksa u diagnostifikua me kancer. Mirëpo, nuk ishte sëmundja shkaku kryesor pse Mosley ndërroi jetë, pasi së fundmi është zbuluar edhe e vërteta rreth tij.
Ky i fundit për shkak se nuk kishte shpëtim duke qenë se kanceri ishte i një formë të rëndë dhe nuk mund të trajtohej me efikasitet, vendosi të vrasë veten me një armë të tipit “shotgun”.
Ky është verdikti i përcaktuar nga gjykata pas hetimeve, teksa Mosley vendosi të ndërmerrte aktin ekstrem në kushtet kur nuk kishte më shpresë. Sakaq, Mosley kishte vendosur edhe një njoftim në derën e shtëpisë ku kërkonte nga fqinjët të mos hynin dhe të njoftonin policinë.
Top Channel