24/11 22:56
Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë bërë me dije se kanë mbetur të vdekur tre persona nga sulmi ajror që u bë mëngjesin e sotëm në qytetin Mykolaiv në Ukrainë.
Me anë të një postimi, shërbimet thanë se deri më tani kanë arritur të nxjerrin të gjallë 18 persona që ishin në rrënojat e qytetit port jugor.
Mendohet se sulmi kishte në shënjestër liderin lokal Vitaliy Kim, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në vendngjarje.
Top Channel