Sherr mes të rinjve në Korçë, dy adoleshentë përfundojnë në spital

29/03/2022 12:49

Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme mes të rinjve në Korçë në ambjentet e një shkolle profesionale në lagjen 17.

Në konflikt janë përfshirë tre nxënës dy prej të cilëve janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë në spitalin e Korçës ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja tek shkolla profesionale e ndërtimit ndërsa ata janë grindur për motive banale. Te rinjtë kishin bere fjale me njeri tjetrin qe dje dhe sot kanë vazhduar sherrin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Top Channel