Sherr me thika dhe dhunë në familje/ Arrestohen 9 persona nga policia e Tiranës

29/03/2022 15:39

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona dhe ka proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të:

– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;

– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht 26-vjecari i identifikuar si G. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ata janë konfliktuar dhe kanë goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjecarit A. B., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”, pasi ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit M. D., dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

-U ndalua 31-vjeçari D. H., i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

-Edhe O. P., 31 vjeç, u arrestua për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

– Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. L., 37 vjeç, dhe J. J., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel