24/11 22:56
Zëvëndësministri i Mbrojtjes në Rusi, Alexandër Fomin deklaroi se Rusia do të reduktojë ndjeshëm aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv.
Ky ishte një vendim që u mor pasi mbaroi mbledhja mes delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Një negociator ukrainas tha se vendi po kërkon garanci ndërkombëtare të sigurisë për territorin që nuk përfshin zonat e kontrolluara nga separatistët e Donbasit dhe Krimesë.
Rusia tregoi se bisedimet mund të hapin rrugën për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Top Channel