Për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe të mekanikës bujqësore bujqve u kushton sot më shumë të punojnë tokën.

Për të kursyer 2500 lekët e plugimit vëllezërit Zeneli nga Kasharaj e Lushnjes kanë vendosur të kthehen mbrapa ne kohe duke e punuar token me parmendë.   Misrin po e mbjellin me ndihmën e gomarit, pasi qetë që kishin i shitën sepse nuk i ushqenin dot. Samiu i tërheq kafshët e punës ndërsa Asqeriu mban parmendën. Nga ora 7 e mëngjesit deri në perëndim arrijnë të punojnë 3 dynym.

Samiu tregon se e kanë të pamundur të përballojnë çmimet jo vetëm të mekanikës bujqësore por edhe të inputeve duke bërë që misrin ta mbjellin pa i hedhur pleh. Janë të vetëdijeshme që rendimenti për misrin do të jetë i ulët por nuk kanë alternative tjetër.

Sami Zeneli, bujk: Ky është viti i fundit që do punoj pasi vitin tjetër do iki, do emigroj dhe do t’i braktis tokat.

Edhe mbjellja bëhet me dorë për të kursyer.

Asqeriu thotë se i gjithë fshati po i kthehet parmendës si në kohët e dikrshme. I vetmi person që ka zetor në fshat e përdor për tokën e vet.

Në Kasharaj janë rreth 40 hektarë tokë ku nga këto, një pjesë e konsiderueshme është lënë djerrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA