Kongresmeni i ri amerikan Madison Cawthorn ka thënë së fundmi në një intervistë se kolegët e tij e kanë ftuar të marrë pjesë në orgji në Uashington dhe se kanë thithur viza kokaine para tij.
Republikani 26-vjeçar nga Karolina e Veriut u pyet në një intervistë në fundjavë nëse seriali i Netflix “House of Cards,” ku tregohet jeta e një politikani të korruptuar të luajtur nga aktori Kevin Spacey, është një trillim apo më shumë një dokumentar i jetës reale të politikës.
“E vetmja gjë që nuk është reale në atë serial, është se ligjet për arsimin nuk kalojnë kurrë aq shpejt në Kongres,” tha Cawthorn në intervistën e rrjetit Warrior Poet Society në YouTube.
Më pas ai shpjegonte.
“Perversiteti seksual në Uashington, dua të them, unë jam një i ri këtu ku mosha mesatare është 60 apo 70 vjeç, i shikon këta njerëz dhe shumë prej tyre i kam pasur si modele në jetën time, unë e kam ndjekur gjithmonë politikën”, thotë Cawthorn, i cili është zgjedhur në Kongres në vitin 2020.
“Dhe më pas të vjen ftesa: ‘Të bëjmë një mbledhje seksuale në një nga shtëpitë tona’. Dhe unë e pyes ta përsërisë se nuk jam i sigurtë, por më pas kuptoj se më ftojnë të shkoj në një orgji,” thotë ai.
Ai shton më tej se ka parë njerëz që përshkruhen në publik si figura të përpjekjes kombëtare kundër varësive, të cilët thithin kokainë.
“Më pas i sheh duke pirë një pirg kokaine para teje. Kjo është diçka e egër,” thotë Cawthorn.
Edhe më herët republikani ishte në faqet E para të gazetave kur quajti publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “gangster” dhe qeverinë e tij “shumë e ligë”, sipas një videoje të publikuar nga rrjeti WRAL në Raleigh .
Disa padi kanë ardhur në adresë të kongresmenit të ri për ta mbajtur larg votës në nëntor për arsye të komenteve në mbrojtje të trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në 2020.
Top Channel