Raporti për Komisionin Hetimor/ Këlliçi: Ja pse votova kundër (Zbulon lëvizjen e radhës të PD)

29/03/2022 12:53

Ditën e sotme janë ekzekutuar 9 urdhër arreste me urdhër SPAK pasi kanë lidhje me korrupsionin me inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posacme i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka dalë në një konferencë për media duke thënë se uron që të bëhet drejtësi.

“Bllako dhe Koka janë vetëm fillimi. Prangat duhet të tunden mbi kryeinskenuesin, Edi Ramën. Opinionit publik i është bërë e ditur, dua të gjej rastin dhe të falenderoj punën e bërë në Komisionin Hetimor dhe LSI që ka bërë publike dhjetëra dokuemnte dhe cdo deputet që ka ngritur zërin. Sot shqiptarët kanë parë që janë lëshuar urdhër arreste por ideatorët nisin me Edi Ramën”, tha Këlliçi.

Ndër të tjera, Këlliçi u pyet se si votoi në Kuvend për raportin e hartuar nga Jorida Tabaku për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Këlliçi u shpreh se ka votuar kundër pasi nuk i është bërë transparencë dhe nuk i është dhënë mundësia për të bërë komentin e tij për raportin.

“Kam votuar kundër dhe e them që do të votoja kundër. Arsyeja kam qenë se nuk më është bërë transparencë, nuk më është dhënë mundësia të jap komentin tim për raportin. Sigurisht do të jepja kontributin tim për të rënduar akoma më shumë pozitën. Kjo ka të bëjë me faktin që është bërë me të vërtetë transparencë”, tha Këlliçi.

Sa i përket seancës së radhës plenare, Këlliçi tha se do të ketë tentativë për të ulur deputetët në mënyrë që të ecin përpara me qëllimin për rrëzimin e qeverisë Rama. Gjithashtu Këlliçi theksoi se deputet e PD-së që kanë marrë votën duhet të bashkohen sa më parë

“Do të ketë një tentativë për tu ulur të gjithë deputetët. Kam parë thirrje të Ina Zhupës për tu ulur të gjithë, ajo çka duhet të ndodhë është që një orë e më parë, deputetët e PD duhet të ulen me njëri-tjetrin për të folur për të ecur përpara. Tani kemi vetëm një qëllim, përballja dhe rrëzimi i kësaj qeverie, këtë nuk e bëjmë dot vetëm”, tha deputeti i PD.

Top Channel