Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë mbrëmje deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino në një vjetorin e tij të vdekjes.
Bashkim Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçari pasi ishte i prekur me koronavirus.
“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama.
Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor të vitit 1962. Fino kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ai kryeu specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë.
Ai la pas një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdimai ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij u shënua në vitin 1997, ku u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që e mbajti nga muaji mars deri në korrik.
Fino mbajti gjithashtu disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.
Në 1999-ën deri në vitin 2001 ai ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ishte Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Top Channel