Presidenti i Salvadorit, bandave: Ndaloni vrasjet ose do ta paguajnë miqtë tuaj të burgosur (imazhe të rënda)

29/03/2022 15:18

Presidenti i El Salvador ka kërcënuar sot “të dënojë” rreth 16,000 anëtarë bandash të burgosur teksa vala e dhunës së vrasjeve ka mbërthyer vendin amerikano-qendror.

Nayib Bukele dha ultimatumin famëkeq për banda si MS-13 e Barrio 18, pas një fundjave të zezë ku policia raportoi 87 vrasje në të gjithë vendin.

Dhuna e përhapur frikshëm detyroi autoritetet të shpallë gjendjen e emergjencës të dielën, duke i dhënë fuqi të shtuara policisë si kontrolle e ndalime në postblloqet e ngritura në të gjithë vendin.

“Ndaloni vrasjet ose ata (të burgosurit) do të paguajnë edhe për ju”, shkroi Bukele në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video të bastisjeve në qelitë e burgjeve, ku anëtarët thuajse të zhveshur të bandave nxirreshin në rreshta në oborre ku kontrolloheshin dhe detyroheshin të vraponin nën kërcënimin e shkopinjve të gomës.

Në imazhe shiheshin oficerët e maskuar që tërhiqnin të burgosurit e prangosur e në të mbathura që vendoseshin në rreshta të ngushtë pas njëri-tjetrit.

Të tjerë shiheshin të ulur në gjunjë të vëzhguar nga policët e armatosur, teksa të tjerë kontrollonin qelitë e tyre.

Janë rreth 70,000 anëtarë të bandave MS-13, Barrio 18 dhe të tjera në burgjet e El Salvador të dënuar për krime si vrasje, zhvatje apo trafik narkotikësh.

Shumë prej tyre dallohen nga tatuazhet distinktive si Mara Salvatrucha (banda MS-13) apo Barrio 18 siç shihet në fotot denigruese nga burgu Quezaltepeque Penal Center, në El Salvador.

Anëtarë të bandave Mara Salvatrucha (MS-13) e Barrio 18 gjatë kontrolleve në burgun Quezaltepeque Penal Center, dje më 28 mars 2022.

Shfaqja publike e nënshtrimit vjen pas valës së dhunës në fundjavë  dhe kërcënimeve të presidentit.

FOTO GALERI
1/19
Në imazhe shiheshin oficerët e maskuar që tërhiqnin të burgosurit e prangosur e në të mbathura

Top Channel