Foto ilustruese

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. K. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K..

Në aksident është përfshirë dhe një mjet i tretë me drejtues shtetasin H. V.

Policia njofton se të plagosur kanë mbetur pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel