Miley Cyrus këngëtarja me famë botërore, të cilën jemi mësuar ta shohim në performanca shumë ekstravagante ka folur gjatë një koncerti në Brazil për martesën e saj.
Ajo thotë se martesa me Liam Hemsworth ishte ‘një fatkeqësi’, teksa ishte pjesë e fejesës së një çifti homoseksualësh në Lollapalooza të Brazilit.
“Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja, e imja ishte një fatkeqësi”, tha Miley pasi përgëzoi çiftin.
“Kishte shumë konflikte. Kur kthehem në shtëpi, dua të mbështetem nga dikush. Unë nuk preferoj dramë apo zënka”, ka deklaruar Miley, sipas Daily Mail.
Këngëtarja u fejua me Liam në maj të vitit 2012, por u ndanë në shtator të vitit 2013 dhe në 2016 u ribashkuan.
Çifti vendosi të martohej në dhjetor të vitit 2018 dhe gjithçka u finalizua me divorcin e tyre në janar të 2020-ës.
“Ne ishim bashkë që në 2016. Na u dogj shtëpia. Ne kishim qenë të fejuar. Nuk e di nëse vërtet kemi menduar ndonjëherë se do të martoheshim, por kur humbëm shtëpinë tonë në Malibu, e cila nëse dëgjoni zërin tim para dhe pas zjarrit, ato janë shumë të ndryshme, kështu që trauma vërtet ndikoi në zërin tim”, ka thënë Cyrus.
Këngëtarja gjeti mbështetjen e saj në një periudhë shumë të vështirë tek aktori, pavarësisht se përfundoi shpejt.
Top Channel