Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve ku janë bërë me dije edhe ndryshimet e buxhetit për vitin 2022 dhe fushat se ku konsistojnë këto ndryshime. Pas ministres së financave Delina Ibrahimaj, ndryshimet në buxhetin e 2022 i ka shpjeguar relatori Xhoxhe.

Xhoxhe : Ndryshimet për buxhetin 2022 do të konsistojnë në këto fusha:

Në paketën e rezistencës sociale do të bëhet indeksimi i pensioneve, kompensimi i rritjes se cmimeve të shportës, do të ketë mbështetje për fermerët, mbështetje për qytetarët që përdorin transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Mbështetja në sektorin energjitik është në vlerën e 20 miliardë lekëve dhe e paketës sociale është në vlerën e 6 miliardë lekëve. Bëj me dije se këto para nuk do të hiqen nga arka e shtetit por 16 miliardë janë nga shpenzimet publike dhe 10 miliardë janë të ardhura nga tatimet dhe doganat.

Ftoj të gjithë kolegët që ta miratojnë.

Top Channel