Kalimi i emigrantëve të paligjshëm/ Arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

29/03/2022 13:39

Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë finalizuar dy operacione policore të koduara “District 3″ dhe District 4”,për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në lidhje me ngjarjen janë proceduar penalisht 12 emigrantë të paligjshëm dhe janë arrestuar dy persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V.K., 62 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave” dheMbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontollit të ushtruar në njërën nga dhomat e këtij hoteli, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA