
01/03 23:09
Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkvicius, , ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë duke publikuar një foto të tre fëmijëve ukrainas, të cilët flinin në një bodrum, për të shpëtuar nga sulmet e vazhdueshme ruse.
Ai bën thirrje që është koha për të hapur sytë dhe për të ndaluar numërimin e parave nga kjo situatë që sa vjen e përkeqësohet.
Dhjetëra fëmijë janë vrarë e plagosur nga sulmet ruse, prej më shumë se një muaji, ndërsa mijëra janë larguar nga vendi i tyre, duke lënë pas ëndrrat dhe jetesën e mëparshme.
Top Channel