24/11 22:56
Delegacionet ruse dhe ukrainase sapo kanë mbërritur në zyrën e Presidentit Erdogan, në brigjet e Bosforit në Stamboll dhe po akomodohen në një tavolinë përballë me njëri-tjetrin.
Autoritetet turke shprehen se megjithëse sot është një raund i ri bisedimesh pas dy javëve pushim, shpresat për ndonjë përparim të mundshëm janë shumë të ulëta.
Gjatë fjalimit të tij presidenti Erdogan, tha se është në duart e dy palëve që kjo tragjedi e madhe të ndalojë.
Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, një nga vendet e pakta që ende e ka bërë këtë.
Top Channel