Debate në Komisionin e Ligjeve/ Sula-Ibrahimajt: Unë di që ministrat flenë në shtëpitë e oligarkëve

29/03/2022 10:48

Nuk kanë munguar debatet as sot në Komisionin e ligjeve ku deputeti i PD Dashnor Sula, është shprehur mjaft i tensionuar në bisedë kundër Ministres së Financave Delina Ibrahimajt, duke i thënë asaj se i vjen turp që është një qytetar i Shqipërisë, ku qeveria e quan brenda normave që 30 mijë lekë të vjetra të jenë të mjaftueshme për një qytetarë.

Ai ka ‘shpërthyer’ ndaj Ibrahimajt duke i thënë se ajo nuk di me sa lekë janë rritur çmimet dhe se vetë ai, pra Sula, di më shumë gjëra se sa rritja e çmimeve dhe se ka informacion edhe se ku flenë ministrat.

Eduart Ndreca: Në situata të jashtëzakonshme kjo situatë është e pahijshme, ajo që ne të gjithë duhet të kuptojmë është se jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe jemi në kushte të ndryshme s’kemi se si bëjmë propagandë si në situatë të zakonshme. Minimalisht përveç pyetjeve, këto masa që janë marrë janë në dinjitetin e secilit nga ne. Pse nuk përmendni faturën e energjisë që duhej të ishte 6 herë më e lartë? Për pensionistët, për çmimet e shportës. Mos e krahasoni veten me Gjermaninë, jemi Shqipëria. Mos e kthemi dot në debat. Të jemi serioz dhe ta votojmë pro.

Sula: Unë personalisht më vjen turp si qytetar në radhë të parë,që jam këtu e që dëgjoj nga Ministrja e Financave që i fyen protestuesit, kjo tregon arrogancë por ju kështu jeni mësuar e kështu do të vazhdoni. Jam i kënaqur si qytetar që erdhi vala e dytë për inceneratorët. Fatkeqësia e këtij vendi është se jeni çmendur të gjithë në të njëjtën kohë. Te gjithë fitoni e pasuroheni por do të vijë dita kur të gjykoheni.
Si mund të thuash që i del 30 mijë lekë të vjetra qytetarëve? A ka tallje më të madhe zonja ministre? Sa janë rritur çmimet e shportës ditët e fundit?

Ministrja: A e dini ju sepse unë sigurisht qe e di se po i shoh përditë.

Sula: Unë di edhe këtë, që ta dëgjojnë të gjithë, unë fle tek shtëpia ime jo tek shtëpia e një oligarku siç bëni ju.

Kryetarja: Ruani etikën ju lutem Sula!

Sula: Jo se unë nuk di vetëm rritjen e çmimeve di edhe se ku flenë ministrat. Mos thoni që po ju shpëtojmë me 30 mijë lekë se është fyerje e tallje

Top Channel