Një makinë tip “BMW” që po udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Peqin është bërë shënjestër e një atentati me armë rreth orës 17:35 të kësaj të marte.

Një ose më shumë persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të “BMW”-së, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjet, e kanë braktisur BMW-në dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja është ende e paqartë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel