Të shtënat me armë në Mirditë/ Zbardhen detaje, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
I riu i identifikuar me inicialet K. T., banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.
Ndër të tjera, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht shtetasen L. B., 39 vjeçe, banuese në lagjen “Sporti” Gramsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Top Channel