Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Identiteti i të riut nuk është bërë ende publik, ndërsa është arrestuar nga efektivët e Policisë së Prokurorisë së Sigurimit të Doganave të Atikës.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte sasi të mëdha heroine në zonën e qendrës së Athinës.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 63 pako me sasi heroine me peshë totale 30 kilogramë e 463.2 gram, një sasi që do të shpërndahej me urdhër të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.

Burimi: Kathimerini.gr

Top Channel